Dy parukierë në Misuri të SHBA-së, që kishin vazhduar punën edhe pse kishin shenja të koronavirusit, nuk kanë infektuar asnjë prej 140 klientëve të cilëve u kanë shërbyer. Autoritetet lokale thonë se parukierët kanë rezultuar tani pozitivë, por asnjë prej njerëzve që kishin kontakt me ta në sallon, nuk është sëmurë.
Të dy ata punuan në të njëjtin vend në Springfield për më shumë se një javë në mesin e majit. Duhet theksuar se si parukierët, ashtu edhe klientët e kanë pasur gjatë gjithë kohës fytyrën të mbuluar, ndërsa salloni kishte marrë edhe masa të tjera si distancën e karrigeve nga njëra tjetra.
Përveç testeve të kryera mbi klientët, ata janë lënë edhe në një periudhe izolimi 14 ditore, por askush nuk shfaqi simptoma.
Advertisement