Një shofer me automjetin e tij tip ‘BMW’ ka shkaktuar panik në rrugët e Romës.
Bëhet fjalë për një 39 vjeçar shqiptar, i cili me automjetin e tij ka çarë postbllokun e policisë në tentativë për tu arratisur.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane.
Policisë italiane I është dashur të qëllojë me arme drejt rrotave të automjetit për të ndaluar shqiptarin.
Nuk dihen ende arsyet e ndalimit të shqiptarit nga policia italiane dhe rezitenca e tij por ai është parq që gjatë tentativës për arratisje nga xhami i makinës ka hedhur një portofol dhe një orë.
Këto sende shqiptari dyshohet se I ka vjedhur.
39-vjeçari u ndalua me neutralizues vetëm pak momente pas ngjarjes.
Nga e gjithë ngjarja mbetën të plagosur lehtë, shoferi shqiotar dhe dy karabinierë.