Ka shkaktuar reagime veprimi i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump i cili ka shkuar të luaj golf përderisa vendi ende ballafaqohet me koronavirus.

Trump ka shkuar në kompleksin e tij të golfit në Virxhinia për herë të parë pas një periudhe të gjatë në ditët kur kufizimet e COVID-19 janë liruar në shumë rajone.

Kjo vizitë ku presidenti ka kaluar disa orë në kompleksin e tij të golfit është komentuar nga media e konservatorëve si sinjal i “mbështetjes për procesin e kthimit të vendit në normalizim”, ndërsa ka shkaktuar reagime në mediat kryesore liberale dhe tek demokratët.

Joe Biden, kundërshtari i mundshëm i Trumpit në zgjedhjet e 3 nëntorit, në një postim nga llogaria e tij në Twitter ka dhënë mesazhin se “Shifra e vdekjeve është afër 100 mijë, dhjetëra milionë amerikanë janë pa punë, ndërkohë presidenti e kalon ditën e tij duke luajtur golf”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Karahas Biden, presidenti Trump është kritikuar me postime të ngjashme edhe nga shumë anëtarë të tjerë të Kongresit. Shkuarja e Trumpit për të luajtur golf ndërkohë që pandemia vazhdon ka qenë objekt i kritikave edhe në mediat kryesore.

Derisa në ekonominë amerikane po hidhen hapa për normalizim, disa ekspertë paralajmërojnë se kthimi i hershëm në normalitet mund të shkaktojë një valë të dytë të pandemisë.