
Shpërthejnë protestat në Afganistan. Në qytetin lindor të Jalalabad, qytetarët dolën në protestë kundër përdorimit të flamurit të talebanëve në Afganistan.
Pjesëmarrësit mbanin në duar flamurin e vjetër të Afganistanit, ndërsa u raportua edhe për të shtëna me turmës.
Advertisement
Pamjet nga qyteti tregojnë protestuesit që zëvendësuan flamurin talebanë me atë të Afganistanit, moment ky i shoqëruar me brohoritje.
Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid ka deklaruar se diskutimet për flamurin kombëtar të ardhshëm kanë nisur dhe vendimi do të merret nga qeveria e ardhshme.
Advertisement