Situata humanitare në Rripin e Gazë sa vjen e përkeqësohet.
Palestinezët që jetojnë në këtë zonë i mbijetuan një dite më shumë pa ujë, ushqim dhe energji elektrike.
Edhe pse këtë të premte pritej të hynin nga Egjipti ndihmat e para bazike për të cilat Izraeli kishte rënë dakord, deri më tani ku ka asnjë shenjë se një gjë e tillë do të ndodhë.
Më shumë se 200 kamionë dhe rreth 3,000 ton ndihma, prej disa ditësh janë pozicionuar afër pikës së kufitare Rafah që lidh Gazën me Egjiptin.
Por puna nuk ka filluar ende për riparimin e një rruge në anën e Gazës, e cila u dëmtua nga sulmet ajrore.
Megjithatë organizatat ndërkombëtare i konsiderojnë si të pamjaftueshme ngarkesat e ndihmave, duke i konsideruar ato me një pikë në oqean.
Mjekët në repartet e errëta në të gjithë Gazën po kryejnë operacione nën dritën e telefonave celularë dhe përdorin uthull për të trajtuar plagët e infektuara.
Rreziku për përhapjen e sëmundjeve nga kushtet e këqija dhe mungesa e ujit të pijshëm sa vjen e shtohet.
Prej më shumë se një jave Izraeli ka izoluar plotësisht rripin e Gazës e në këmbim në këmbim të hapjes së tij kërkon lirimin e pengjeve izraelitë që Hamasi po mban që nga dita e parë e sulmit.