Janë publikuar pamjet e tërmetit të frikshëm që goditi Japoninë jugperëndimore ditën e sotme. Pas tërmetit me magnitudë 7.1 Rihter, autoritetet dhanë alarmin për cunami.

Në videot e publikuara shihen ndërtesat që lëkunden dhe sende qe bien nga raftet përtokë.

Fatmirësisht nuk është raportuar për dëme në njerëz.

Gjithashtu nuk ka pasur raportime për probleme në centralet bërthamore, u tha gazetarëve sekretari i kabinetit qeveritar Yoshimasa Hayashi.

Tërmeti ka ndodhur në orën 04:43 (ora lokale) jashtë prefekturës Miyazaki në ishullin e madh perëndimor të Kyushu, njoftoi JMA.

Menjëherë pas tërmetit, shërbimi i trenave me shpejtësi të lartë u pezullua./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";