Ndërsa protestat vazhdojnë, Joe Biden takohet me udhëheqës afro-amerikanë në SHBA

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndërsa protestat vazhdojnë, Joe Biden takohet me udhëheqës afro-amerikanë në SHBA

Ndërsa protestat vazhdojnë, Joe Biden takohet me udhëheqës afro-amerikanë në SHBA

Joe Biden u takua me drejtuesit e komunitetit në një kishë kryesisht Afrikano-Amerikane në Delauer të hënën në mëngjes, duke dalë nga shtëpia për dy ditë radhazi për të trajtuar tensionet racore që kanë filluar të riformulojnë zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Biden, ish-nënpresidenti i cili do të përfaqësojë demokratët kundër Presidentit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale këtë vjeshtë, është gjendur në vështirësi në përpjekjet për të gjetur hapësirë në debatet kombëtare rreth dy krizave që kanë përfshirë vendin në javët e fundit nga studioja e tij televizive në bodrum. Por pas një nate tjetër të protestave të dhunshme, demokrati 77-vjeçar u takua me një numër udhëheqësish afrikano-amerikanë në qytetin e tij përpara një takimi virtual me kryetarët e bashkive në të gjithë vendin.

Kjo qasje e takimeve më udhëheqës të nivelit më të ulët është në kontrast të madh me atë të Presidentit Trump në ditët e fundit, i cili ka bërë pak përpjekje për të unifikuar vendin. Presidenti republikan foli me guvernatorët dhe zyrtarët e forcave të zbatimit të ligjit të hënën, por ai e kaloi pjesën më të madhe të fundjavës duke përdorur Tëitter-in si një platform për të nxitur respektimin e “ligjit dhe rendit” dhe veprime më të ashpra nga policia kundër protestuesve në të gjithë vendin. Ai paralajmëroi të premten se, “kur plaçkitjet fillojnë, të shtënat fillojnë.”

Advertisement

Presidenti Trump gjithashtu kritikoi zotin Biden të hënën, duke thënë ne një postim në Tëitter se “Njerëzit e Joe Bidenit të përgjumur janë aq të dhënë pas të Majtës Radikale sa që po punojnë për t’i nxjerrë anarkistët nga burgu, dhe ndoshta më shumë”.

Në momentet e para të mbledhjes së të hënës në kishën Bethel AME në qytetin ku jeton zoti Biden, Uilmington, ish-nënpresidenti dëgjonte me qetësi dhe mbante shënime në një fletore. Të gjithë të pranishmit, përfshirë edhe vetë zotin Biden, përdorën maska.

“Nënpresidenti erdhi të dëgjojë nga ne. Ky është një djalë lagjeje,” tha Pastori Sylvester Beaman, përpara se zoti Biden dhe të pranishmit të ulnin kokat për fillimin e lutjeve.

Qasja më e butë e zotit Biden mund të kumtoj se si kandidati që pritet të marrë emërimin e partisë demokrate do paraqitet pesë muaj para zgjedhjeve presidenciale, duke theksuar qetësinë dhe kompetencën si një kontrast me një president që flet shpejtë. Është një qasje që mbart me vete rrezikun për t’u mbytur nga angazhimi shumë më i zëshëm, më këmbëngulës i Presidentit Trump.

Advertisement

“Ai nuk është në detyrë, dhe ai sigurisht që nuk ka megafonin e personit që aktualisht ndodhet në Shtëpinë e Bardhë, por unë mendoj se njerëzit tanë janë duke kërkuar dikë që mund t’i bëjë ata të ndjehen më mirë gjatë këtyre kohërave jashtëzakonisht të vështira,” tha ligjvënësja Val Demings nga Florida, të cilën Biden po e konsideron si kandidate të tij për nënpresidente. “Amerika thjesht duhet të sigurohet që ka një njeri që është mirëkuptues, dhe i gatshëm të thotë,”Po, ne kemi disa çështje, ” dhe dikush që është i gatshëm t’i trajtojë ato.”

Megjithatë, sigurimi kërkon praninë, dhe kjo ka qenë një pengesë për ish-nënpresidentin, i cili u detyrua të vetëizolohej nga pandemia e koronavirusit, ende po punon për t’u përshtatur me fuqinë e mediave sociale si një zëvendësuese të pranisë fizike dhe pa platformën e zakonshme të një posti publik.

Zoti Biden mbajti një fjalim të mirëpritur të premten, duke u bërë thirrje të bardhëve që të mbanin përgjegjësinë në përpjekjet për t’i dhënë fund racizmit sistemik të Amerikës. Por, ai ishte kryesisht jashtë vëmendjes gjatë fundjavës, e cila shënoi përvjetorin e pestë të vdekjes së djalit të tij Beau Biden.

Të hënën ai pati paraqitjen e tij të tretë publike që nga shpërthimi i pandemisë në mes të marsit.

Advertisement

Zoti Biden dhe bashkëshortja e tij, Jill, shënuan Ditën e të Rënëve duke vendosur një kurorë me lule të bardha në një memorial të veteranëve në afërsi të shtëpisë së tij në Uilmington javën e kaluar, dhe fushata e ish-nënpresdentit postoi fotografi të tij gjatë vizitës në një pjesë tjetër të qytetit ku po mbahej një protestë, të dielën pasdite. Më parë, ai bëri një postim në platformën Medium duke shprehur empati për ata që janë të dëshpëruar nga vdekja e afrikano-amerikanit George Floyd gjatë kohës që ai ishte nën arrest.

“E vetmja mënyrë për të përballuar këtë dhimbje është kthimi i këtij ankthi në një qëllim”, thuhej në postimin e zotit Biden të publikuar të dielën. “Dhe si President, unë do të ndihmoj në udhëheqjen e kësaj bisede – dhe më e rëndësishmja, unë do t’i dëgjoj shqetësimet tuaja”.

Në mbledhjen e mëngjesit të së hënës morën pjesë 15 udhëheqës fetarë, politikë dhe të arsimit, përfshirë ligjvënësin demokrat të Delauerit, Blunt Rochester. Ata të gjithë mbanin maska dhe mbanin një distancë fizike në ulëset e kishës. Njoftimet e ngjitura në hyrjen kryesore i paralajmëruan njerëzit të mos hynin nëse kishin kollë ose simptoma të tjera të koronavirusit.

Pjesa më e madhe e strategjisë së fushatës së zotit Biden përqendrohet në përpjekjen për të nxjerrë në pah një kontrast me Presidentin Trump nga pikëpamja e temperamentit dhe vlerave. Ai e ka quajtur garën për Shtëpinë së Bardhë një betejë për shpirtin e vendit dhe ka qenë veçanërisht i fuqishëm në dënimin e trajtimit nga Presidenti Trump të momenteve të tensioneve racore.

Advertisement

Demokratët besojnë se ish-nënpresidenti ofron një kontrast ndaj Presidentit Trump në momente të tilla, që i jemi atij (zotit Biden) një avantazh. Ata theksojnë se ndërsa zoti Biden nuk u shfaq në televizion tërë fundjavën, ai foli për vdekjen e afrikano-amerikanit George Floyd para Presdientit Trump dhe tregoi dhembshuri për protestuesit.

Trump ka alternuar midis shprehjes së alarmit për vdekjen e zotit Floyd dhe simpatisë për familjen e tij dhe postimin e mesazeve në Tëitter duke antagonizuar protestuesit dhe përçmuar armiqtë e tij politikë.

Dhe në zgjedhjet që ka të ngjarë të jenë një referendum për presidentin e tanishëm, disa ndihmës të zotit Biden thonë privatisht se plani më i mirë mund të jetë që të lejojnë Presidentin Trump që të dëmtojë veten.

Megjithatë ekziston edhe mendimi se Biden duhet të bëjë më shumë sesa thjesht të presë votuesit që mund të mos jenë të kënaqur me zotin Trump. Disa demokratë që e kanë kritikuar zotin Biden në të kaluarën për mungesë të pranisë në publik gjatë fillimit të pandemisë së koronavirusit thanë se ai po bën lëvizjet e duhura tani.

Advertisement

“Jam i sigurt se ata kanë hezitime, të kutpueshme, tani për ta politizuar këtë. Kjo nuk është pjesë e natyrës së tij”, tha strategu demokrat James Carville. “Mund të ketë një kohë për elokuencë, por unë mendoj se thjeshtësia është elokuencë tani”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy