Ka ndërruar jetë në spital, polici që u sulmua me thikë të premten e kaluar në Gjermani.

Tre ditë më parë qyteti i Manhajm në Gjermani u trondit kur një person sulmoi me thikë policin 29-vjeçar dhe gjashtë persona të tjerë.

Autori u arrestua menjëherë nga autoritetet.

“Lajmi për vdekjen më ka tronditur deri në palcë”, tha lideri i landit Baden-Vyrtemberg, ku ndodhet qyteti Manhajm.
Sulmi tregon “rrezikun – shpesh të pallogaritshëm – me të cilin përballen oficerët e policisë çdo ditë”, tha Winfried Kretschmann.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sulmuesi i dyshuar, që besohet të jetë një afgan 25-vjeçar, i cili ka arritur në Gjermani në vitin 2014, është qëlluar dhe plagosur nga policia në vendngjarje. Sipas policisë, motivi i tij mbetet i paqartë./vizionplus.tv/