Ndërron jetë ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndërron jetë ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright

Ka ndërruar jetë ish-Sekretarja e Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright, në moshën 84-vjeçare.

 

Ajo mbrojti zgjerimin e NATO-s , nxiti që aleanca të ndërhynte në Ballkan për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik, u përpoq të reduktonte përhapjen e armëve bërthamore dhe mbrojti të drejtat e njeriut dhe demokracinë në të gjithë globin. Ajo ishte imazhi i politikës së jashtme të SHBA-së në dekadën midis fundit të Luftës së Ftohtë dhe Luftës kundër terrorizmit të shkaktuar nga sulmet e 11 shtatorit 2001.

 

Advertisement

Albright ishte sekretare në kohën kur në Kosovë u zhvillua lufta. Ajo vlerësohet se pati ndikim të madh për të bindur SHBA-në dhe botën për krimet serbe që po kryheshin në Kosovë nga ushtria dhe policia serbe.

 

Në nderim të punës së saj, në Prishtinë vite më parë është ngritur edhe një bust i saj. Ajo ishte Sekretare e Shtetit në periudhën 1997-2001, kur president i SHBA-së ishte Bill Clinton.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy