Aleati i Bashës, kreu i PDK Nard Ndoka i ka dalë në krah presidentit Ilir Meta në lidhje me ndërhyrjet që duhen bërë në Reformën në Drejtësi.

Ndoka është dakord që të ketë një këshill politik siç propozoi presidenti Meta, duke hedhur akuza të forta ndaj SHBA e cila sipas tij “ka ndërhyrë me ekspertë të vetë nën ndikimin e Sorosit “.

Ish deputeti thotë se ambasadorja amerikane Yuri Kim e ka kabim dhe se sipas tij merret me thashetheme.

Aletati i Bashës sjell edhe propozimet e tij se çfarë duhet bërë.

Këtu duhet të jetë roli i SHBA për reformën në drejtësi dhe të kuptojnë gabimet që kanë ardhur rrugës. Drejtësia pa një frymë konsensusi nuk e arrin funksionin e saj dhe nuk ngjall as shpresë dhe humb besimin e qytetarëve kur ajo bëhet e njëanshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nëse një reformë e kemi miratuar më shumicë absolute kjo frymë të vijonte dhe me implementimin e saj. Shumë persona të drejtësisë së re janë të lidhur direkt me rilindjen duke humbur besueshmërinë. SHBA duhet ta kuptojë hendekun e krijuar dhe se ato vetë kanë gabuar, ndoshta ka qenë ndërhyrjet e Soros për ta kontrolluar reformën, por është momenti që ti kthehemi bashkëpunimit institucional dhe roli i SHBA do të jetë deçiziv.

Që ka ndërhyrje të ndërkombëtarëve në reformën në drejtësi është evidente, SHBA ka ndërhyrë me ekspertë të vetë nën ndikimin e sorosit dhe ka pasur një tendencë që kjo reforme ti jepej rilindjes. Nëse ambasadorja Kim e ka kuptuar këtë duhet të rregullojë këto gabime dhe të bëhet garante mes palëve politike për tu ulur ne tryezë diskutuar dhe përmirësuar këto gabime.

Kjo nuk bëhet pa dalë garant SHBA dhe partnerët ndërkombëtarë. Nuk ka nevojë për ndryshime drastike, duhet të riparojmë ato gabime që janë bërë rrugës dhe ata që janë zgjedhur në mënyrë të njëanshme në drejtimin e institucionet e reja të drejtësisë”, tha Ndoka.

Në lidhje me akuzat e forta të ambasadores Kim se po tentohet të bëhen pazare me Reformën në Drejtësi, kreu i PDK tha për report tv se SHBA tashëm duhet të flasë me emra konkret.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Së pari duhet të kemi kurajën dhe t’i themi ambasadores së kur e ka gabim e ka. Ne kemi nevojë që dhe vetë SHBA të na informojë në mënyrë transparente dhe jo me thashetheme. SHBA duhet të flasë me emra të përvetshëm, kush e pengon reformën në drejtësi dhe kush e ka kontrolluar deri më tani, kush është roli i Sorosit në të.

SHBA duket të falsë troç dhe shqip për të fituar besimin e qytetarëve. Me këto deklarata vetëm shton hijet në këtë reformë. Nëse nuk kthejmë besimin e qytetarëve te reforma, humbasim vlerën e saj”, tha Ndoka.