“Ndalo gjakderdhjen!”. Kjo është thirrja me të cilën ish-presidenti filorus i Ukrainës, Viktor Yanukovich i drejtohet pasardhësit të tij në detyrë, Volodymir Zelensky.

Yanukovich i kërkon Zelenskyt të lerë mënjanë krenarinë dhe të ndalë luftimet me të gjitha kushtet.

Sipas “Kyiv Indipendent” mesazhi i Yanukovich drejtuar Zelenskyt është në formën e një letre të hapur që është publikuar të martën në mediat ruse.

“Dua t’i bëjë një kërkesë presidentit në mënyrë presidenciale dhe atërore. Volodymir, ndoshta ëndërron të bëhesh një hero i vërtetë. Po heroizmi nuk nënkupton të luftosh deri në ukrainasin e fundit”, shkruan Yanukovich.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";