“Ndalo gjakderdhjen!”. Kjo është thirrja me të cilën ish-presidenti filorus i Ukrainës, Viktor Yanukovich i drejtohet pasardhësit të tij në detyrë, Volodymir Zelensky.
Yanukovich i kërkon Zelenskyt të lerë mënjanë krenarinë dhe të ndalë luftimet me të gjitha kushtet.
Sipas “Kyiv Indipendent” mesazhi i Yanukovich drejtuar Zelenskyt është në formën e një letre të hapur që është publikuar të martën në mediat ruse.
“Dua t’i bëjë një kërkesë presidentit në mënyrë presidenciale dhe atërore. Volodymir, ndoshta ëndërron të bëhesh një hero i vërtetë. Po heroizmi nuk nënkupton të luftosh deri në ukrainasin e fundit”, shkruan Yanukovich.
Advertisement