Ish-presidenti francez, Valery Giscard d’Estaing, një ndër arkitektët kryesorë të integrimit evropian në fillim të viteve 1070, u nda nga jeta në moshën 94-vjeçare, njoftoi të mërkurën Pallati Elysee.

Zoti Giscard, i cili udhëhoqi Francën nga 1974-1981, ishte shtruar kohët e fundit në spital në Francën perëndimore dhe po mjekohej në pavionin e kardiologjisë, sipas radios Europe 1, e cila ishte e para që e njoftoi vdekjen.

Ish-udhëheqësi francez kujtohet për prirjen për modernizim në shoqërinë franceze, duke lejuar divorcin me mirëkuptim dypalësh, legalizimin e abortit, si dhe ishte një ndër arkitektët e integrimit evropian.

I zgjedhur president në moshën 48-vjeçare, ai erdhi në post pas udhëheqjes së stilit të De Golit dhe u përpoq të liberalizonte ekonominë dhe normat sociale. Ai humbi në përpjekjet për rizgjedhje përballë socialistit, Francois Mitterrand.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai krijoi lidhje të ngushta me ish-kancelarin e Gjermanisë Perëndimore, Helmut Schmidt dhe së bashku ata hodhën themelet për një monedhë të përbashkët evropiane, pasi krijuan Sistemin Monetar Evropian./ Voa