Ish-kryeministri turk, Mesut Yilmazja ka humbur jetën këtë të premte në moshën 73-vjeçare në Stamboll. Ai ndërroi jetë në spital, teksa po trajtohej për kancer të mushkërive.
Yilmaz ka ushtruar detyrën e ministrit të Jashtëm në 1980, ndërsa shërbeu tri herë si Kryeministër gjatë viteve 1990.
Yilmaz ishte kryetar i partisë Anap përpara se të pësonte humbje të madhe në zgjedhjet e vitit 2002, kur Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit aktual Erdogan ka hyrë në pushtet.
Advertisement