Ish-diktatori, Chun Doo-hwan i Koresë së Jugut ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare.
Chun erdhi në pushtet ndërsa vendi ndodhej në grusht shteti ushtarak, në vitin 1979 që rrëzoi Presidentin Park Geun-hye. Ai sundoi nga viti 1980 deri në 1988, duke shtypur brutalisht çdo opozitë. Ai është përgjegjës për një nga kapitujt më të errët në historinë e Koresë së Jugut.
Sundimi tetë-vjeçar i tij u karakterizua nga brutaliteti megjithëse gjatë sundimit të tij Koreja e Jugut pa një zhvillim të madh ekonomik.
Chun u detyrua të jepte dorëheqjen nga detyra mes një lëvizjeje demokratike mbarëkombëtare të udhëhequr nga studentët në 1987 që kërkonin një sistem të drejtë zgjedhor.
Ai shtypi në mënyrë të pamëshirshme kryengritjet prodemokratike dhe që njihet ndryshe edhe si masakra e Guangzhou pasi mijëra veta humbën jetën.
Në vitin 1995, ai u akuzua për kryengritje, tradhti dhe u arrestua pasi nuk pranoi të paraqitej në prokurori.
Gjatë gjyqit në mesin e viteve 1990 ai mbrojti grushtin e shtetit si të nevojshëm për të shpëtuar kombin nga një krizë politike dhe mohoi dërgimin e trupave në Guangzhou.
“Jam i sigurt se do të ndërmerrja të njëjtin veprim, nëse do të ndodhte e njëjta situatë“, dëshmoi ai në gjykatë.