Është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Niko Faber.
Ish-deputeti ka ndërruar jetë për si pasojë e një ataku kardiak mëngjesin e kësaj të dielë.
Niko Faber ka qenë deputeti i Partisë Socialiste nga viti 2001 deri në vitin 2005.
Ndërkohë me anë të një postimi në Facebook, presidenti Meta i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit.
“Lajm shumë i trishtë dhe befasues për mua ndarja nga jeta e ish-deputetit Niko Faber. Kontributi i Tij publik, si në Korçë dhe në nivel kombëtar do mbetet gjithmonë i nderuar.
Do na marrë malli gjithnjë e më shumë për burra të tillë, patriotë, me dinjitet dhe kontribut qytetar. Jam pranë familjes Faberi, të afërmve dhe të gjithë miqve të tij në këtë ditë tragjike. I përjetshëm kujtimi i Tij”, shkruan Meta.