Amerikanët Harvey Alter dhe Charles Rice si dhe britaniku Michael Houghton fituan Çmimin Nobel në Mjekësi për 2020-n.Ky çmimi iu atribua shkencëtarëve për kontributin ne zbulimin e virusit të Hepatitit C.
“Kontributi i tyre ishte vendimtar në luftën kundër hepatitit të transmetuar nga gjaku, një problem kryesor shëndetësor global që shkakton cirrozë dhe kancer të mëlçisë në njerëz në të gjithë botën. Zbulimi i virusit të Hepatitit C zbuloi shkakun e rasteve të mbetura të hepatitit kronik dhe bëri të mundur analizat e gjakut dhe ilaçeve të reja që kanë shpëtuar miliona jetë”
Zbulimi gjithashtu lejoi zhvillimin e shpejtë të barnave antivirale dhe sëmundja tani mund të shërohet. Çmimi për punën ne zbulimin e virusit vjen ndërsa bota lufton me pandeminë e Covid 19. Ndaj Fituesit e këtij viti do të ftohen të festojnë së bashku me laureatët e vitit 2021, me shpresën që pandemia do të jetë lehtësuar deri atëherë. Ndërkohë fituesit e çmimit do të zbulohen të Martën, pasuar nga çmimi i kimisë të Mërkurën. Çmimi i letërsisë do të shpallet të enjten dhe çmimi i paqes të premten. Ekonomia do te mbylle vlerësimet e akademisë se Nobel .
The post Ndahet çmimi ‘Nobel’ në mjekësi/ U jepet 3 shkencëtarëve për zbulimin e virusit të Hepatitit C appeared first on Vizion Plus.