Shërbimi Federal i Burgjeve i Rusisë i ka thënë kritikut të Kremlinit dhe aktivistit të anti-korrupsionit, Aleksei Navalny, të kthehet menjëherë nga Gjermania, ose do të përballet me burgim. Në Gjermani, ai po shërohet nga një helmim me një agjent nervor të epokës sovjetike.

Në një deklaratë më 28 dhjetor, shërbimi i burgut akuzoi Navalnyn për shkeljen e rregullave të një dënimi me kusht të vitit 2014.

Navalny u sëmur gjatë një fluturimi nga Tomsk për në Moskë më 20 gusht dhe u shtrua në një spital në Siberi, para se të transferohej për shërim në Gjermani.

Testet laboratorike në tre vende evropiane, të konfirmuara nga Organizata ndërkombëtare për Ndalimin e Armëve Kimike, kanë vërtetuar se Navalny ishte helmuar me një agjent nervor të klasës Noviçok.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjetjen bën që Bashkimi Evropian të vendosë sanksione ndaj gjashtë zyrtarëve rusë dhe një instituti kërkimor shtetëror.

Autoritetet ruse kanë pohuar se asnjë gjurmë helmi nuk u gjet në trupin e Navalny para se të transferohej me në Gjermani dhe kanë refuzuar të hapin një hetim penal për incidentin. Navalny ka fajësuar presidentin rus, Vladimir Putin, për helmimin e tij./ Rel