Kritiku i Putin, Alexei Navalny i bëri thirrje këtë të mërkurë Bashkimit Evropian që të ndërmarrë veprime të ashpra kundër oligarkëve pranë Kremlinit.
Navalny, i cili është helmuar me agjentin nervor Novichok, është duke u rikuperuar në Gjermani. Disa qeveri perëndimore kanë thënë se Rusia duhet të ndihmojë në hetime ose të përballet me pasoja.
“Sanksionet kundër të gjithë vendit nuk funksionojnë. Gjëja më e rëndësishme është ndalesa e hyrjes në BE për ata që përfitojnë nga regjimi dhe ngrirja e pasurisë së tyre. Ata përvetësojnë para, vjedhin miliarda dhe në fundjavë fluturojnë për në Berlin ose Londër, blejnë apartamente të shtrenjta dhe ulen në kafene”, tha ai.
The post Navalny: BE duhet t’ua ndalojë hyrjen oligarkëve rusë, vjedhin miliarda appeared first on Vizion Plus.