Kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny, apeloi vendimin e gjykatës për zgjatjen e paraburgimit të tij, pas ndalimit më 17 janar.

Navalny u ndalua në një aeroport të Moskës, pasi u kthye nga Gjermania, ku po trajtohej për një sulm me helm.

“Avokatët kanë paraqitur kërkesën në gjykatë. Kërkojmë që të rrëzohet urdhri i gjykatës dhe të nxirret një vendim i ri, i cili do ta shfuqizojë mocionin për paraburgim nga shefi i Departamentit të Ministrisë së Brendshme në rrethin e Khimkit”, tha avokati i Navalnyt, Vadim Kobzev, raporton agjencia e lajmeve Interfax.

Në seancën gjyqësore të 18 janarit, të cilën Navalny e ka cilësuar si “tallje me drejtësinë”, një gjykatës ka vendosur që ta mbajë atë në paraburgim deri më 15 shkurt.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë kësaj kohe, një gjykatë tjetër pritet të vendosë nëse do ta shndërrojë ose jo dënimin me kusht prej tre vjetësh e gjysmë – në një rast të përvetësimit të fondeve – në burgim të vërtetë.

Akuzat për përvetësim fondesh, që datojnë prej më herët, Navalny i hedh poshtë dhe thotë se janë të motivuara politikisht.

Ndalimi i Navalnyt ka shkaktuar zemërim global dhe thirje për lirimin e menjëhershëm të tij.

Ekipi i tij ka bërë thirrje për protesta mbarëkombëtare më 23 janar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Policia ruse ndaloi të enjten dy bashkëpunëtorë të Navalnyt për inkurajimin e mbështetësve të tyre që të dalin në rrugë./ REL