Aleanca e Atlantikut të Veriut ka vendosur të tërheqë trupat ushtarake nga Afganistani, duke filluar nga data 1 maj.

Aktualisht atje ndodhen 2,500 trupa amerikane dhe rreth 7,000 forca kryesisht nga vende të NATO-s, por edhe nga Australia, Zelanda e Re dhe Gjeorgjia, të cilat ende kanë mbështeten ajrore amerikane.

Presidenti Joe Biden bëri të ditur se tërheqja e plotë e trupave ushtarake do të përfundojë përpara datës 11 shtator, kur shënohet edhe 20 vjetori i sulmeve të Al Kaedës kundër Shteteve të Bashkuara.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka si dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në takimin e posaçëm të ministrave të Jashtëm e të Mbrojtjes të NATO-s, konfirmuan se Shqipëria është e gatshme të tërheqë trupat e saj, së bashku dhe në koordinim me aleatët. Për rrjedhojë të këtij vendimi, 89 ushtarë shqiptarë do të kthehen në shtëpi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";