NATO: Rusia dhe Kina veprojnë kundër rendit ndërkombëtar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
NATO: Rusia dhe Kina veprojnë kundër rendit ndërkombëtar

Anëtarët e NATO do të mblidhen në Bruksel, për të diskutuar rishikimin e konceptit strategjik.

Aleanca veriatlantike pritet të rishikojë dokumentin  për sfidat e sigurisë  pasi kërcënimet kanë ndryshuar. I pranishëm do të jetë edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara. Joe Biden. Përpara samitit, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se takimi vjen në një moment thelbësor për aleancën.

 

JENS STOLTENBERG

Advertisement

SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I NATO-s

 

“Ne duhet t’u përgjigjemi shumë kërcënimeve dhe sfidave në të njëjtën kohë. Rusia dhe Kina po veprojnë përsëri kundër rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla; kërcënimi i vazhdueshëm i terrorizmit; sulme të sofistikuara kibernetike; teknologji përçarëse dhe ndryshime klimatike. Asnjë vend dhe asnjë kontinent nuk mund të merret vetëm me të gjitha këto sfida. Por, Evropa dhe Amerika nuk janë vetëm. Ne qëndrojmë së bashku në NATO”

 

Advertisement

Në axhendën e diskutimeve pritet të jenë tërheqja e trupave nga Afganistani, marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën si dhe shpenzimet në mbrojtje.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy