NATO nuk beson te tërheqja e trupave ruse: Duhet tërheqje e plotë e trupave dhe pajisjeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
NATO nuk beson te tërheqja e trupave ruse: Duhet tërheqje e plotë e trupave dhe pajisjeve

Pavarësisht se Rusia ka tërhequr një pjese të trupave nga kufiri me Ukrainën, një pjesë  e mirë e tyre do të mbeten atje të paktën deri në 20 shkurt.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se një de-përshkallëzim i vërtetë do të nënkuptonte një tërheqje të konsiderueshme të trupave dhe pajisjeve ushtarake ruse nga zonat kufitare me Ukrainën.

“Rusia ka grumbulluar një forcë luftarake në dhe rreth Ukrainës, e paprecedentë që nga Lufta e Ftohtë.  Por Rusia ka ende kohë të tërhiqet nga pragu, të ndalojë përgatitjen për luftë dhe të fillojë të punojë për një zgjidhje paqësore.

Ka shenja nga Moska se diplomacia duhet të vazhdojë. Kjo jep bazë për optimizëm të kujdesshëm. Por deri më tani nuk kemi parë asnjë shenjë të de-përshkallëzimit në terren nga pala ruse”, tha Stoltenberg.

Advertisement

Ai foli me gazetarët përpara një takimi dy-ditor të ministrave të mbrojtjes të aleancës në Bruksel. Ai thotë se ata do të adresojnë nevojën për të “rritur më tej qëndrimin tonë mbrojtës”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy