NATO mbështet Republikën e Çekisë në përplasjen me Rusinë. Por vendet anëtare nuk pranuan të vendosin sanksione kundër Moskës.
Praga akuzon inteligjencën ushtarake ruse se është e përfshirë ne shpërthimin në një depo municionesh në vitin 2014 .
Advertisement
Ministri i Jashtëm i Çekisë njoftoi se Praga kishte fajësuar për shpërthimin dy agjentë rusë të cilët gjithashtu dyshohen edhe për helmimin e ish-spiunit Sergei Skripal, në Britani ne vitin 2018.
Çekia ka dëbuar 18 diplomatë ruse, ndërsa Moska, e cila i ka mohuar akuzat, është kundërpërgjigjur duke larguar 20 punonjës të ambasadës çeke në Moskë.
Advertisement