NATO: Moska të tërheqë trupat nga kufiri me Ukrainën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
NATO: Moska të tërheqë trupat nga kufiri me Ukrainën

Nato i ben thirrje rusisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Ukrainën. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferencë për media theksoi mbështetjen e palëkundur te Aleances ndaj Kievit.

 

JENS STOLTENBERG

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I NATO-S

Advertisement

“Rusia ka vendosur mijëra trupa luftarake në kufijtë e Ukrainës. Është grumbullimi më i madh i tyre që nga aneksimi i paligjshëm i Krimesë, në vitin 2014. Grumbullimi i konsiderueshëm ushtarak i Rusisë është i pajustifikuar, i pashpjegueshëm dhe thellësisht shqetësues. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje moskes zyrtare t’i japë fund mbështetjes së saj për militantët në Ukrainën lindore e të tërheqë forcat e saj nga territori ukrainas. NATO qëndron me Ukrainën.”

 

Edhe ministri i jashtëm e Ukrainës i dergoi nje mesazh te forte Moskes

 

Advertisement

DMYTRO KULEBA

MINISTRI I JASHTËM E UKRAINËS

 

“Ukraina nuk do ta lejojë Rusinë të shkatërrojë demokracinë dhe sovranitetin e Ukrainës. Ky është mesazhi, shumë i qartë dhe shumë i thjeshtë, që miqtë dhe partnerët tanë mund t’i përcjellin Rusisë. Ukraina nuk është pjesë e botës ruse dhe nuk do të konsiderohet kurrë e tillë. Nëse Moska ndërmerr ndonjë veprim të pamatur ose fillon dhunë të re, një gjë e tillë do të jetë e kushtueshme në çdo kuptim”

Advertisement

 

Nderkohe kete të mërkurë sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken pritet te vizitoje brukselin per te vleresuar situaten  mes dy vendeve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy