NATO i “trembet” Rusisë dhe Kinës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
NATO i “trembet” Rusisë dhe Kinës

Përpara pjesëmarrjes në samitin e NATO-s që do të mbahet këtë të hënë në Bruksel, presidenti amerikan Xho Bajdën ka pritur në shtëpinë e bardhë, sekretarin e përgjithshëm, Jens Stoltenberg. Duke folur për raportet me Kinën e Rusinë, kreu i aleancës deklaroi për mediat se balanca e fuqisë në botë po zhvendoset prandaj duhet forcuar bashkëpunimi me aleatët.

 

JENS STOLTENBERG

SEKRETAR I PERGJITHSHEM, NATO

Advertisement

 

“Së shpejti Kina do të ketë ekonominë më të madhe në botë si dhe do të jenë të dytët për buxhetin më të lartë në mbrojtje. Ata po investojnë fuqishëm në potencialet ushtarake dhe nuk ndajnë të njëjtat vlera me ne. Kështu që duhet të punojmë me aleatët tanë, të jemi të fortë dhe të bashkuar për të mbrojtur parimet e të drejtës ndërkombëtare. E njëjta gjë vlen edhe për Rusinë, nëse nuk mund të shpresojmë për një marrëdhënie të mirë, duhet të menaxhojmë atë të vështirën, por negociatat janë nevojë dhe jo dobësi.”

 

Sekretari i Përgjithshëm tha se axhenda ambicioze e NATO-s 2030 përfshin përforcimin e mbrojtjes kolektive, forcimin e rezistencës, mprehjen e avantazhit teknologjik të Aleancës, trajtimin e ndikimit të sigurisë së ndryshimit të klimës dhe rritjen e bashkëpunimit me partnerët që ndajnë vlerat e NATO-s.

Advertisement

 

Stltenberg më tej theksoi se aleanca do të vazhdojë të sigurojë mbështetje për forcat dhe popullin Afgan pasi nuk ka asnjë garanci që qeveria dhe forcat e sigurisë së Afganistanit do të kenë sukses, apo qoftë edhe të mbijetojnë, pas largimit të trupave të fundit amerikane dhe atyre të koalicionit nga ky vend.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy