Luftanija amerikane “Mount Whitney”, ka lëvizur nga ngushtica e Bosforit për t’iu bashkuar aktiviteteve të NATO-s në Detin e Zi.
Por kjo lëvizje është pritur me zemërim në Moskë, pas ankesës së Kremlinit lidhur me aktivitetet e Aleancës së Atlantikut të Veriut pranë kufijve të saj.
Flota e Zezë Detare e Rusisë tha se forcat detare praktikuan shkatërrimin e shënjestrave armiqësore dhe aktivizuan sistemet ajrore të mbrojtjes për shkak të luftanijes së Shteteve të Bashkuara.
Anija ushtarake do t’i bashkohet një tjetër luftanije amerikane që hyri në Detin e Zi javën e kaluar për një patrullim rutinë.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Përkundër kritikave nga Rusia, aleanca e NATO-s thotë se është e përkushtuar të përforcojë sigurinë e vendeve anëtare që janë pranë Rusisë.