Ministrat e Jashtëm të vende anëtare të NATO-s u takuan këtë të martë në Rumani. Bisedimet e udhëhequra nga Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg kishin në fokus rritjen e ndihmës ushtarake për Ukrainën si dhe forcimin e sigurisë në krahun lindor të aleancës.
Pas takimit Stoltenberg u shpreh se Rusia po synon të shkatërrojë infrastrukturën energjetike të Ukrainës.
JENS STOLTENBERG
SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I NATO
Rusia po perdor sulme me raketa dhe drone per ta lene Ukrainen te ftohte dhe te erret ne dimer. Do te ndihmojme Ukrainen me më shumë armë si dhe për të rregulluar infrastrukturës e saj energjetike. NATO po diskuton për sigurimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
I pyetur për anëtarësimin e Ukrainës në Nato, Stoltenberg tha se prioritet tashmë është forcimi i mbrojtjes së saj.
Në Ukrainë, fokusi kryesor tani është ofrimi i mbështetjes së nevojshme urgjente për t’i ndihmuar ata të mbrohen dhe të riparojnë infrastrukturën e shkatërruar.Ne jemi duke u takuar më shpesh, duke pasur diskutime më thelbësore dhe duke zgjeruar partneritetin tonë politik
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Stoltenberg shtoi se pavarësisht gjithçkaje, NATO nuk do të heqë dorë nga mbështetja për Ukrainën.