Napoli nuk ka treguar aspak mëshirë ndaj Fiorentinës duke e shpartalluar me rezultatin e thellë 6-0. Një rezultat historik ky për të kaltrit ndaj skuadrës vjollcë, pasi asnjëherë më parë nuk kishin shënuar më shumë se 5 gola ndaj tyre, në të gjiha kompeticionet. Sa i përket takimit, napoletanët zhbllokuan shumë shpejt rezultatin, ku pas 5 minutave lojë Lorenzo Insigne realizon nga brenda zonës së kundërshtarit.

E ndodhur në disavantazh, Fiorentina u përpoq të gjente golin e barazimit por, pa sukses. Në momentin më të mirë të skuadrës vjollcë, Napoli goditi sërish, ku në harkun e dy minutave shënoi dy gola, përkatësisht në të 36-ën me mesfushorin Demme dhe më pas me anë të Lozano. Por të kaltrit thelluan edhe më tej rezultatin me anë të polakut Zielinski, i cili shënoi në minutat e fundit të pjesës së parë, duke çuar skuadrat në dhomen e zhveshjes me rezultatin 4-0.

Edhe në 45 minutat e dyta, po e njëjta histori. Me një Fiorentinë të dërrmuar moralisht dhe psikologjikisht, Napoli ishte ende i uritur për të shënuar më tej. Goli i pestë mban sërish emrin e Insigne, i cili nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërkohë, goditjen përfundimtare e dha Politiano në minutën e 89. Me këtë fitore ekipi i Gatuzos ngjitet në vendin e tretë, aktualisht me 34 pikë, po aq sa Roma e vendit të katërt. Ne takimet e tjera Crotone surprizoi Beneventon duke e mposhtur 4-1, ndërsa Sassuolo dhe Parma u ndalën në barazim 1-1.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";