Në shumë vende të Europës kanë shpërthyer protestat kundër masave kufizuese të qeverive. Të shumta kanë qenë edhe në Itali ku madje protestuesit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.
Qytetarë të shumtë në Napoli kanë bllokuar rrugët e qytetit, të cilët me thirrjet “liri, dinjitet dhe punë” kundërshtojnë një mbyllje të dytë. Por ajo që bie në sy është se forcat e policisë nuk ndërhyjnë për të shpërndarë turmën por i bashkohen asaj në marshim.