Futbollisti i kombëtares shqiptare Myrto Uzuni ka qënë I pafat mbrëmjen e kësaj të mërkure.

Në duelin e parë të play-off në Champion League që skuadra e tij Ferencvaros po luan kundër Young Boys në Zvicer, ai ka humbur një penallti.

Në kohën kur ndeshja ishte 1 me 1, hungarezet fituan një penallti e cila u shoqërua me daljen jashtë me të kuq të një mbrojtësi të Young Boys.

Nga pika e bardhe e penalltisë, ishte Uzuni që tentoi por gjuatja e tij shkoi në shtylle. Topi u kthye në lojë dhe pastaj pas një rrëmuje shkoi në rrjete, por goli u konsiderua I parregullt pasi mbrojtësi I Ferencvaros Lajduni kishte shkaktuar një faull në sulm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 2 me 1 për zviceranet të cilët ndonëse me 10 lojtarë shënuan një supergol në fundin e këtij fraksioni me anë të Siero.