Një artiste daneze është paguar 84 mijë dollarë nga një muze për të rikrijuar një skulpturë të vjetër. Në vend të kësaj, ajo mbajti paratë dhe krijoi një vepër arti konceptuale.
Kur muzeu hapi kutinë që përmbante veprën e supozuar të Haaning, ata gjetën dy tablo të bardha, ndërsa paratë mungonin.
“Unë nuk i kam vjedhur paratë, por kam shkelur kontratën dhe shkelja e kontratës është pjesë e punës”, tha artistja në një intervistë.
Advertisement
Vepra e saj, të cilën Haaning e ka titulluar “Merr paratë dhe vrapo”, ka shkaktuar mosmarrëveshje midis muzeut dhe artistes. Artistja tha gjithashtu se vepra e saj ishte 100 herë më e bukur se skulptura që iu kërkua të rikrijonte.