Asnjë prej mutacioneve të koronavirusit të ri nuk shfaq aftësi për të rritur infektimin nga njeriu tek njeriu. Është ky përfundimi i një prej studimeve të fundit.
Kërkuesit zbuluan, se mes 31 shtamave që qarkullojnë nëpër qytete dhe vende të ndryshme, asnjëra nuk ka rrezik më të lartë transmetimi krahasuar me të tjerat.
Gjetjet treguan se shumica e mutacioneve janë neutrale dhe disa më pak të dëmshme. Sipas kërkuesve, shumica e mutacioneve janë shkaktuar nga sistemi imunitar i joni.
Në fakt deri më tani janë identifikuar të paktën 7 mijë mutacione të Covid-19. Nga këto, 300 kanë treguar prova që janë shpërndarë në qytete dhe disa vende.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Në të gjithë botën janë infektuar mbi 5.6 mln njerëz dhe kanë humbur jetën rreth 348 mijë.