Analisti dhe gazetari Mustafa Nano thotë se për Teatrin duhej mbajtur një referendum.
Në një intervistë në studion e TemA TV, Nano shprehet se pavarësisht se masa e gjerë e qytetarëve nuk ka kompetencën e duhur për një vendim të tillë, referendumi do të ishte njëfarë shpate Demokleu për t’i dhënë zgjidhje çështjes.
“Edhe pjesa tjetër e artistëve që kanë qenë në favor, ka qenë e madhe. Ata kanë qenë në favor të idesë të prishet teatri i vjetër.
Duhej të kishte kaluar në referendum para se të prishej. U bë çështje sensitive. Nuk e kuptoj pse Aleanca nuk mori këtë nismë, që mund ta kishte marrë nga ana tjetër edhe qeveria.
Nuk besoj se për çështje të tilla duhet të flasë populli sepse nuk ka komptencën e duhur. Por referendumet janë praktikë e njohur në rrethana të tilla”, tha ai.
Pendesën e kryedemokratit Basha për marrëveshjen me Ramën në 2017-n, Nano e sheh sit ë panevojshme. Sipas tij, Basha duhet të kërkojë falje për dorëzimin e të gjitha pushteteve te Rama.
“Mua më duket mea kulpa e tepërt. Nuk ka arsye për të kërkuar falje. Duhet ta bëjë kryeministri që ka toleruar grupe të caktuara të vënë dorë në zgjedhje.
Basha nuk ka pse kërkon falje. Ai duhet të kërkojë falje për djegien e mandateve, për bojkotimin e zgjedhjeve lokale, që e la pushtetin në duart e Ramës dhe ankohet se ia mori të gjitha Rama”, tha ia.