Sherr i ashpër mes deputetit Myslym Murrizi dhe kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi.
Murrizi bllokoi foltoren në shenjë protestë që nuk iu dha fjala ndërsa nuk kurseu replikat e forta ndaj Ruçit.
“Foli kryeministri sa i deshte qejfi të enjten e parë. Meqë ishte fjala për një tjetër Shqipëri, ndenja dhe isha në fund të sallës në këmbë.
Në emër të grupit parlamentar, ia dhe fjalët dikujt tjetër, sot tentove të bësh të njëjtën gjë që ti nuk më njofke për kryetar grupi.
Nëse s’me njeh ti punë e madhe, më njohin kolegët.
Respektin unë e kam reciprok. Po më respektove 10 kile të respektoj 60 kile. Në të kundërt, përcmimin do e keni 120 kile. Ky jam unë.
Zotëri, shqiptarët ta kanë prerë vrullin e partisë nga vjen sot e 30 vite më parë.
Ndaj matu kur flet, njerëzishëm dhe pastaj kryetar kuvendi se s’marr leje unë për të ngritur dorën.
Kthehu me këmbë në tokë, je atje lart por mos kujto se je aq larg sa të kapësh krijuesin. je spiker Kuvendi, as kapo, as tutor, as padrino. I Myslym Murrizit jo e jo. T’i flas këto fjalë në respekt të miqësisë prej 23 vitesh. Ti ke partinë e madhe unë kam hyrë e kam dalë se jam ky që jam.
Ftoj deputetët e opozitës ta braktisim këtë seancë dhe këta të vazhdojnë”, tha Murrizi dhe u largua bashkë me deputetët e tjerë të PD .
“Rrugë të mbarë dhe herën tjetër zbatoni etikën dhe rregulloren. Unë jam këtu për t’i zbatuar me përpikmëri ato”, iu përgjigj Ruçi.