Murrizi: Mirëseerdhe në Shqipëri Yuri Kim, ambasadore e SHBA! Pazaret e palaçove të politikës zvarritën Reformën në Drejtësi, janë subjekt i saj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Murrizi: Mirëseerdhe në Shqipëri Yuri Kim, ambasadore e SHBA! Pazaret e palaçove të politikës zvarritën Reformën në Drejtësi, janë subjekt i saj

Nga Myslim Murrizi

Deklarata Juaj e djeshme eshte realiteti politik Shqiptare prej 30 vitesh

Pazaret e pista te 4-5 palaçove ne kurriz te Shqiptareve jane nje realitet i hidhur qe kane kapur prej fyti dhe mbajne peng jash Europës nje Komb ne mes te Europës!

Reforma Zgjedhore Reale eshte nyja gordiane qe qendron e lidhur ne qafen e sovranitetit te votës së shqiptarëve.

Advertisement

Ne si popull kemi vuajtur 45 vjet mohimin e zgjedhjes me votë!

Por nga prilli 2008 perseri Shqiptaret nuk zgjedhin me votë!

Demokracia lind nga vota dhe vdes kur mohohet vota!

Sovraniteti i popullit eshte zgjedhja me votë, jo votimi formal per listat e dy pazarxhinjve qe bejne sikur shkelin njeri tjetrin me fadroma mbi trupa, por kane 20 vjet qe kane shkelur mbi Shqiptaret

Advertisement

Edhe Reforma në Drejtësi e zvarritur dhe mosbesuese sot ne syte e Shqiptareve, i ka rrenjet tek pazaret e ndyra te palaćove pazarli

“Baballaret dhe Mamallaret” e hartimit te reformes ne drejtesi, te zgjedhjes se 27 individeve vetingues me integritet te dyshimte e te munguar, eshte pazar i piste mes 4-5 palaçove politik qe te njollosin reformen dhe ti kene nen komande vetinguesit pa integritet

27 vetinguesit jane votuar me 101 vota pro me date 17 qershor 2017 nga te treja palet e politikes ps pd lsi fale pazareve te ndyra reciproke per individe me plot probleme ne karakter, profesion dhe ligj.

Kombi Shqiptare eshte nje Komb pro Amerikan, por politika e pazareve e ka mbajtur larg Saj prej vitit qe u rrezua diktatura

Advertisement

Ju uroj mbaresi ne misionin Tuaj te filluar dje ne Shqiperi dhe besoj shume se do te kontriboni ne te mire te Shqiptareve duke denoncuar pazaret e nje grushti te vogel politikanesh tinzare, hipokrite, servile kur jane perballe Jush e te pa bese pas kraheve, hajdut te rendomte te miliarda eurove te taksave te Qytetareve Shqiptare

Qe ti njohesh me mire, duhet ti takosh sa me pak

Tako me shume shqiptare te tjere per te njohur me rrenje e dhemballe keta “ pengemarres” te demokracisë.

Shumica e atyre qe Shqiptaret i presin te jene subjekt i drejtësisë së re, ishin ne ceremonine e mirseardhjes Tuaj formale-juridike-diplomatike ne hotel Rogner

Advertisement

Per rreth 5 milion shqiptarë dhe nje nder ta edhe une, Ju znj.Ambasadore Yuri Kim dje me date 22 maj 2020 keni filluar punen dhe misionin fisnik por dhe te veshtire te ambasadores së Shteteve të Bashkuara ne Shqiperine reale te politikes hipokrite dhe tinzare.

Ndaj me shume sinqeritet dhe plot shprese Ju uroj

Punë të mbarë dhe mirëse erdhe në Shqipëri znj. Yuri Kim, ambasadore e SHBA.

Zoti të dhënte mundësi e fuqi që të ndihmosh 5 milionë shqiptarë për një demokraci të munguar dhe të shumëpritur e të kërkuar prej 30 vitesh.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy