Deputeti Myslim Murrizi ironizon kreun e PD Lulzim Basha dhe atë të LSI Monika Kryemadhi, pas deklaratave të tyre se Teatri Kombëtar do të shembej vetëm kur fadromat e IKMT të kalonin mbi trupat e tyre.

Në emisionin Arena, Murrizi ka thënë se në rrënojat e Teatrit Kombëtar duhet të ketë dy trupa që u ka kaluarrrota sipër. Më tej, deputeti tha se Aleanca për Teatrin është gënjyer nga politika.

“Për hatër të Kodit Zgjedhor e hëngri edhe Teatri kot. E prishën vetëm për këtë, por e lanë tani Teatrin. Aleanca bredh nëpër Shqipëri. I gënjyen.

Nuk e di a shkuan xhenierët për të kontrolluar trupat te Teatrit se duhet të ketë dy trupa aty së nuk bën. U ka kaluar rrota sipër, se çfarë rrote nuk e di unë, po një rrotë u ka kaluar”, u shpreh deputeti Myslim Murrizi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";