Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro kritikoi rregullatorin shëndetësor të Brazilit për autorizimin e vaksinimit të fëmijëve nga mosha 5 deri në 11 vjeç, një ditë pasi ministri i tij i Shëndetësisë zbuloi planet për vaksinimin e kësaj grupmoshe.
Ai tha gjatë një interviste në radio se nuk ka dëgjuar asnjë rast të ndonjë fëmije që ka humbur jetën nga komplikacionet e COVID, ndërsa përsëriti se vajza e tij, Laura, 11 vjeç, nuk do të vaksinohet.
Advertisement
Ai pretendon se vaksina anticovid mund të shkaktojë efekte anësore te fëmijët.
Bolsonaro theksoi se vaksinimi nuk do të bëhet me detyrim.
Advertisement
“Asnjë kryetar bashkie nuk mund të pengojë një fëmijë që të shkojë në shkollë për shkak se nuk ka injektuar dozat anticovid”, theksoi ai.