Ish-deputetë dhe politikanë të shumtë kanë qenë mbrëmjen e djeshme te Teatri Kombëtar, në kohën kur forca të shumta të policisë dhe fadromat e IKMT kanë shembur godinën aktuale.

Një prej ish-deputetëve ka qenë dhe Flamur Noka, i cili shihet teksa nxirret nga kolegu Klevis Balliu dhe efektivë të policisë pasi vetë nuk mund të shohë nga sasia e madhe e gazit lotsjellës që i ka shkuar në sy.

Kishte hyre per here te pare ne jeten e tij ne Teatrin kombetar, dhe atehere kur ai po shembej!

Në orët e para të mëngjesit kur Teatri është shembur, brenda tij kishte avtivistë, aktorë, ish-deputetë e intelektualë të tjerë të cilët janë nxjerr me forcë nga Policia, kurse mbi ata që kanë rezistuar është hedhur gaz lotsjellës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I mbështetur te kolegu, Noka shihet teksa fërkon sytë me duar dhe ecën i drejtuar nga Balliu dhe policët sepse vetë nuk mund të shohë.