Ish-Prokurori i Posaçëm Robert Mueller mbrojti me forcë hetimin që ai ka kryer mbi lidhjet e mundshme mes Rusisë dhe zyrtarëve të fushatës presidenciale të zotit Donald Trump gjatë vitit 2016, në një opinion të publikuar të shtunën në gazetën “Washington Post”. Ai shkruante se hetimi kishte një “rëndësisë thelbësore” si dhe pohonte se aleati i zotit Trump, Roger Stone “mbetet një shkelës ligji i dënuar”, pavarësisht vendimit të presidentit për t’i ulur atij dënimin.

Opinioni i publikuar në “Washington Post” shënon deklaratën e parë publike të zotit Mueller mbi hetimin që nga paraqitja e tij përpara Kongresit korrikun e kaluar. Ajo përfaqëson mbrojtjen e tij më të fortë të hetimit dy-vjeçar, rezultatet e së cilës janë sulmuar shpesh. Zoti Mueller tha që megjithëse ai kishte për qëllim që raporti i tij prej 448 faqesh të fliste vetë, u ndje i detyruar siç tha t’u përgjigjej “pretendimeve të gjera se hetimi ishte i paligjshëm, se motivet tona ishin të papërshtatshme si dhe pretendimeve specifike se Roger Stone ishte viktimë e zyrës sonë”. Komentet e zotit Mueller duket se i referoheshin zotit Trump, i cili jo për herë të parë të shtunën, e cilësoi hetimin “gjueti politike shtrigash dhe mashtrimi i Muellerit”.

“Hetimi ndaj Rusisë kishte një rëndësi tejet të madhe. Stone u ndoq penalisht dhe u dënua sepse kreu krime federale. Ai mbetet një shkelës ligji i dënuar dhe ky ishte një vendim i drejtë”, shkruante zoti Mueller.

Në paraqitjen e tij të parë publike pas përfundimit të hetimit, zoti Mueller kishte thënë se ai shpresonte që raporti i tij të fliste vetë. Edhe gjatë dëshmisë së tij të mëvonshme përpara ligjvënësve të Dhomës së Përfaqësuesve ish-Prokurori i Posaçëm u tregua i kujdesshëm të mos shkonte përtej gjetjeve të raportit ose të ofronte prova të reja.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por kjo qasje e rezervuar krijoi një boshllëk për të tjerët, përfshirë Departamentin e Drejtësisë, për t’i vënë vulën punës së tij. Përpara publikimit të raportit, Prokurori i Përgjithshëm William Barr lëshoi një dokument përmbledhës me katër faqe, për të cilin zoti Mueller tha se, nuk kapur siç duhet peshën e gjetjeve të ekipit të tij./VOA

The post Mueller mbron hetimin ndaj Rusisë: Stone kreu krime federale appeared first on Vizion Plus.