Motra e Kim Jong-un ka hedhur poshtë shpresat për një progres në bisedimet për armët bërthamore me SHBA-të. Ajo paralajmëroi Uashingtonin se do të përballej me një “dëshpërim” dhe “zhgënjim” të madh nëse besonte se angazhimi me Korenë e Veriut ishte një mundësi.
Kim Yo-jong, e njohur si numri dy i Koresë së Veriut e cilësoi të gabuar çdo pritje të SHBA-ve për një rifillim të bisedimeve.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Këto deklarata, Kim Yo-jong po i bën në një kohë kur në Seul po qëndron për një vizitë zyrtari i lartë amerikan dhe njëherazi i dërguari e posaçëm për çështje të Koresë së Veriut, Sung Kim. Ky i fundit theksoi se Uashingtoni është i gatshëm për bisedime me Korenë e Veriut “kudo, në çdo kohë dhe pa kushte”.