Koreja e Veriut ka hedhur sot në erë zyrën ndërlidhëse me Korenë e Jugut, përgjatë qytezës që shtrihet në vijën kufitare mes dy Koreve dhe që quhen Kaesong.

Ushtria jug-koreane ka publikuar pamjet e këtij shpërthimi të fuqishëm që është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Agjencia veri-koreane KCNA ka njoftuar se shkatërrimi i zyrës është si kundërpërgjigje, për “njerëzit që duhet të paguajnë shtrenjtë” duke iu referuar aktivistëve që nga Koreja e Jugut, të cilët po dërgojnë lajme propaganduese për Korenë e Veriut.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

KCNA nuk ka dhënë detaje se si është kryer shkatërrimit i zyrës, por ka shtuar se zyra “është hedhur në erë me lëndë shpërthyese”.

Shpërthimi ndodhi tri ditë pasi motra e liderit veri-korean Kim Jong-Un, paralajmëroi se vendi i saj do të “shkatërrojë zyrën e padobishme” për komunikim mes dy Koreve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";