Pesë persona, mes tyre edhe fëmijë kanë humbur jetën këtë të hënë në Poloninë jugore, si pasojë e pemëve që u rrëzuan nga erërat e forta.

Në qytetin Rabka-Zdroi, dy të rritur dhe një fëmijë kanë mbetur të vdekur pasi janë shtypur nga një pemë e shkulur nga erërat e forta. Në resortin popullor të Zakopane, një vajzë 23-vjeçare dhe një djalë 9-vjeçar humbën jetën në një ngjarje të ngjashme.

Erërat e forta këtë të hënë pasuan tre ditë me temperatura jashtëzakonisht të larta. Të shtunën, temperaturat thyen një rekord për sezonin, duke u ngjitur në 26.4 gradë Celsius në qytetin e Tarnóë, shkruan Reuters./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";