Moti i keq ka përfshirë Greqinë Perëndimore. Stuhitë e forta kanë shkaktuar përmbytje në Korfuz dhe rënie të degëve të pemëve, ndërsa Shërbimi Zjarrfikës po punon për pastrimin e rrugëve.

Protothema.gr shkruan se është përmbytur recepsioni i një hoteli të madh në fshatin turistik Messongi.

Në ishull probleme janë shfaqur edhe në rajonin e Spilisë, ku siç raporton faqja corfutvnews.gr ujërat e zeza lanë dalë në sipërfaqe.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në të njëjtën kohë, për shkak të stuhisë, një avion nuk është ulur dot në aeroport  dhe është kthyer në El Venizelos, ndërsa fluturimet e tjera duket se po përballen me probleme.
autoritetet i kanë bvërë thirrje qytetarëve që të ndjekin udhëzimet dhe të telefonojnë ekipet e emergjencës nëse hasem me vështirësi./vizionplus.tv