
Moti i keq ka përfshirë Greqinë Perëndimore. Stuhitë e forta kanë shkaktuar përmbytje në Korfuz dhe rënie të degëve të pemëve, ndërsa Shërbimi Zjarrfikës po punon për pastrimin e rrugëve.
Protothema.gr shkruan se është përmbytur recepsioni i një hoteli të madh në fshatin turistik Messongi.
Në ishull probleme janë shfaqur edhe në rajonin e Spilisë, ku siç raporton faqja corfutvnews.gr ujërat e zeza lanë dalë në sipërfaqe.
Në të njëjtën kohë, për shkak të stuhisë, një avion nuk është ulur dot në aeroport dhe është kthyer në El Venizelos, ndërsa fluturimet e tjera duket se po përballen me probleme.
autoritetet i kanë bvërë thirrje qytetarëve që të ndjekin udhëzimet dhe të telefonojnë ekipet e emergjencës nëse hasem me vështirësi./vizionplus.tv