Mot “i çmendur” në Itali/ Bie dëborë e dendur në mes të verës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mot “i çmendur” në Itali/ Bie dëborë e dendur në mes të verës

Italianët u zgjuan këtë të martë si në një ditë dimri. Oborret para shtëpisë, rrugët, pemët ishin të gjitha të zbardhura nga dëbora.

Edhe pse jemi në gusht, në Stelvio reshjet e borës ishin të dendura, duke arritur deri në trashësinë 20 centimetra. Edhe maja e malit Solda u zbardh.

Advertisement

Në Dolomites nuk ra borë, por temperaturat ishin si ato të ditëve të vjeshtës. Meteorologët thonë se këto temperature janë nën mesataren e sezonit, por shtuan se në ditët në vijim do të arrijnë sërish në 30 gradë.

Të hënën ata parashikuan reshje dëborë në mbi 2500 metra mbi nivelin e detit për shkak të temperaturave të ulëta.

Advertisement

Flokë bore pritet të shihen edhe këtë të martë, ndërsa në Lombardi është paralajmëruar stuhi e fortë shiu.

The post Mot “i çmendur” në Itali/ Bie dëborë e dendur në mes të verës appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy