Në mesin e një lufte të përshkallëzuar mes Azerbajxhanit e Armnenisë mbi territorin e Nagorno Karabakut, Ministria e Jashtme ruse njoftoi se homologët e 2 vendeve kanë rënë dakord të ulen në tryezën e bisedimeve.

Sipas Kremlint, diskutimet mbi luftën, e cila ka lënë pas mbi 400 viktima në të dyja vendet, mes tyre edhe civilë, do të zhvillohen këtë të premte në Moskë.

Vetë presidenti rus Vladimir Putin sqaroi se ka ftuar ministrat e Jashtëm të dy vendeve të vizitojnë Moskën për bisedime paqësore mbrëmjen e së enjtes, duke thënë se luftimet në Nago-Karabak duhet të ndaleshin për arsye humanitare.

Përpjekja e Moskës për të ulur në negociata dy vendet vjen në një kohë që luftimet mes forcave armene dhe azerbajxhanase në Nagorno-Karabak, vijojnë për të 11-n ditë radhazi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të dy shtetet fajësojnë njëri-tjetrin për shpërthimin e luftës vdekjeprurëse, që kur nisi më 27 Shtator. Ato në fakt kanë qenë në konflikt që në 1990-n, kur u vranë më shumë se 30 mijë persona në rajonin malor të Nago-Karabakut, një zonë me pasuri të mëdha natyrore.

Lufta përfundoi 4 vite më vonë me ndërmjetësimin e BE-së dhe ndërkombëtarëve.

Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje vazhdimisht për ndërmjetësimin e një armëpushimi, dhe hapi i Moskës është i pari, i cili synon uljen e tensioneve.

The post Moska ndërmjetëson konfliktin/ Rusia ul në bisedime Armeninë dhe Azerbajxhanin appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";