Asnjë avion britanik nuk do të mund më të fluturojë mbi territorin rus.
Moska, ka mbyllur zyrtarisht hapësirën e saj ajrore për avionët britanikë, ose të cilët mund të lidhen me Mbretërinë e Bashkuar. Këtë fakt e ka bërë me dije vetë autoriteti i aviacionit civil rus.
Tensionet mes Londrës dhe Kremlinit kanë qenë të larta në orët e fundit, ndërsa kryeministri britanik, Boris Johnson, ka qenë ndër liderët më të zëshëm kundër Vladimir Putinit dhe i cili i ka shpallur i pari sanksionet ndaj Rusisë.
Masa e marrë tashmë nga Moska, nuk dihet si do të ndikojë në vijimin e mëtejshëm të retorikës diplomatike mes dy vendeve.
Advertisement