Mos i lini dezinfektuesit e duarve në makinë, ja çfarë ndodh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mos i lini dezinfektuesit e duarve në makinë, ja çfarë ndodh

Mos i lini dezinfektuesit e duarve në makinë, ja çfarë ndodh

Britanikët paralajmëruar të mos i lënë dezinfektuesit e duarve në makinë, sepse mund të marrin zjarr. NHS e nxori këtë paralajmërim në mesin e njoftimeve se vendi do të përballet me një vale nxehtësie, që do t`i bëjë temperaturat të shkojnë drejt 36 gradëve Celsius.

Qytetarët janë këshilluar të largojnë shishet me bazë alkoolin që mbajnë në automjete kundër koronavirusit, sepse në temperatura të larta ekziston vërtet rreziku që të marrin flakë.

“Kemi pasur disa raportime se dezinfektuesit e duarve janë bërë shkas për zjarre kur janë lënë në makina në Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në deklaratë.

Advertisement

“Nëse jashtë termometri shënon 25 gradë Celsius, në makinë brenda disa orësh, temperature brenda në makinën e mbyllur mund të rritet dyfishin e kësaj”, theksohet në deklaratë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy