Christian B, i dyshuari kryesor për zhdukjen e trevjeçares britanike Madeleine McCann në 2007 nga shtëpia e pushimeve në Portugali, ishte acaruar shumë një herë me kolegët e tij që po diskutonin rastin e vogëlushes e cila ngriti në këmbë mbarë Europën.

Një prej tyre, një 34 vjecar tha se Christianit i “ kishte ikur mendja fare” kur ka dëgjuar diskutimet. “Ai donte që ne të ndalonim. Bërtiti “ fëmija ka vdekur dhe kjo është gjë e mirë. Një trup mund të zhduket shumë shpejt. Derrat gjithashtu hanë dhe mish njeriu”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zyra e Prokurorit Publik në Portugali vendosi në 2013-tën të rihapte hetimet për rastin pasi u tha se ishin “elemente të reja provash”. Por u desh të kalonin edhe 7 vite të tjera që të bihej në gjurmët e pedofilit gjerman 43-vjeçar, të kthyer tashmë në të dyshuarin kryesor të rrembimit të saj.

Christian B tani dyshohet edhe për zhdukjen e të paktën dy fëmijëve të tjerë. Ai ndodhet aktualisht në një burg në Kiel, në veri të Gjermanisë ku po shlyen dënimin me 15 muaj burg për trafikim lëndësh narkotike.